Pas Rostov radha e Soçit me COVID-19

Anulohet ndeshja në Rusi. Soçi nuk udhëtoi në fushën e Tambov për shkak të numrit të madh të futbollistëve me COVID-19

Plas keq në kampionatin rus. Bëhët fjalë për infektimin me COVID-19 ë skuadrës së Soçit. Burime nga Rusia shprehen se 9 pjesëtarë të klubit të Soçit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pasoja e parë, anullimi i ndeshjes së sotme me Tambov në program për tu luajtur në fushën e kundërshtarit dhe të gjithë në karantinë. Me vetëm dy ndeshje deri në fund, kampionati rus vihet sërish në rrezik.

Ndërkaq, Soçi luajti me 19 qershor me Rostovin duke e mundur 10-1. Në atë takim Rostov u paraqit me 16-19 vjeçarë pasi gjysma e skuadrës ishte në karantinë. Si duket virusi ka qënë në qarkullim. Soçi po vuan pas afro një muaj pasojat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!