Mourinjo: “Falja e Sitit nga CAS, një turp”!

Trajneri i Totenhemit, Joze Mourinjo, si përherë është mediatik në ishull. Më së fundmi, ai ka komentuar vendimin e dhënë për Mançester Siti, duke akuzuar ashpër Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Lozanë të Zvicrës.

Gjatë një konference për shtyp, portugezi është shprehur: “Eshtë një vendim i turpshëm. Nëse Siti nuk është fajtor, nuk duhej të gjobitej me 10 milionë euro. Nëse nuk është fajtor nuk duhet të gjobitet.

Nëse ata janë fajtorë, vendimi është i turpshëm dhe nuk duhet të marrë pjesë në garat europiane. Unë nuk e di nëse Mançester Siti është fajtor apo jo, por në të dy rastet është vendim turpshëm”, ka deklaruar trajneri portugez Mourinjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!