Siti mbetet në Europë…

Paneli CAS, diskutoi dhe konkludoi se vendimi i lëshuar më 14 shkurt 2020 nga Dhoma Adjudikuese e CFCB duhet të zhbëhët.

Mançester Siti u zbulua se kishte mbivlerësuar të ardhura nga sponsorizimi në llogaritë e paraqitura midis 2012 dhe 2016, sipas organit drejtues evropian të futbollit UEFA.

Kjo solli pezullimin dy vjeçar dhe gjobë për klubin e teknikut Pep Guardiola.

Por sot Gjykata e Arbitazhit Sportiv në Zvicër, ka dhënë përfundimisht vendimin për ‘qytetarët’. Siti do të vazhdojnë të qetë aventurën në kompeticionet europiane në sezonet në vazhdim.

Mësohet se CAS ka vendosur ta rrëzojë dënimin e mëparshëm të vendosur nga institucionet e UEFA-s. Ata kanë gjetur disa shkelje të Mançester Sitit, por nuk e kanë konsideruar dënimin e vendosur më parë si të rregullt duke e ulur në mënyrë të ndjeshme.

Kështu hiqet dënimi dy vjeçar. Gjoba prej 30 milionë eurosh do të pësojë ulje në 2/3 e saj, duke e detyruar Sitin të paguajë vetëm 10 milionë euro brenda 30 ditëve të ardhshmëm.

Shumica e akuzave për shkelje të raportuara nga dhoma gjykuese e Institucionit për Kontroll Financiar të Klubeve (CFCB) i UEFA-s ishin të pabazuara apo me limit të skaduar kohor”.

Nuk ishte i drejtë shqiptimi i një dënimi për ndalim pjesëmarrjeje në garat për klube të UEFA për Manchester City vetëm sepse dështoi të bashkëpunojë në hetimet e CFCB-së”, citohet në vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!