Zijec nis seancat me Çelsin…

Ish-lojtari i Ajaks Amsterdam, Hakim Zijec mund të jetë personi i duhur për të bërë Eden Hazardin te Çelsi.

Kjo është pikëpamja e ish-sulmuesit të Arsenalit, Ian Rajt, i cili vlerëson marokenin ndërkombëtar me një: “nënshkrim i shkëlqyer për Blues“.

Pas zhvillimëve të fundit, Zijec është zyrtarisht një lojtar i Çelsit, pasi përfundimisht klubi i ri, pagoi shumën prej 37.4 milionë dollarësh te Ajax.

Në ‘Stamford Bridge’ Hakim Zijec, 27 vjeç, asistoi në tribunë teksa skuadra e tij e re, mundi mbrëmë 1-0 Noruiçin, duke u katapultuar në vend të tretë.

Anësori maroken u bashkua me klubin londinez në fillim të këtij muaji dhe nisi seancat stërvitore të hënën me Çelsin. Gjithsesi, mesfushori i talentuar, nuk do mund të aktivizohet në asnjë takim të mbetur të skuadrës së Lampard deri në fund të këtij sezoni në Premier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!