Shkëlqen Ljuis Hamilton, “mbreti” i shiut

Ljuis Hamilton e konfirmon veten si “mbreti i lagështisë”, duke marrë polin e parë të sezonit dhe duke fituar sfidën me Maks Verstapen.

Një performancë e shkëlqyer nga spanjoli Karlos Sainz, i cili parakalon Valteri Botas. Paraqitja e Ferrarit për t’u harruar, një tjetër katastrofë.

Gara të bukura në Red Bull Ring, edhe pse në kushte të vështira atmosferike. Shiu ishte shoqërues gjatë gjithë kohës në garat për “pole-position”.

Britaniku Hamilton me 1.19.273 tregoi se ishte piloti më i fortë në pistat e lagëta, duke lënë pas me 1.216 mijtën e sekondës holandezin Verstapen (1.20.489), i cili ishte edhe pretendenti për fitimin e “pole”.

Makthi i Ferrarit, Fëtel me 1.21.651 renditet i 10-ti, ndërsa Leklerk i 11-ti, si gjermani në Grand Prix të Austrisë.

Nesër, në orën 15.10, starton gara e dytë në Formula 1, me Grand Prix të Styrias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!