Ipko, hapet hetim për Dallkun

U sulmua me spraj Dallku vihet nën akuzë…

Armend Dallku, trajneri i Prishtinës, nuk mjaftohet vetëm me pasojat shëndetësore post takimit të djeshëm në Gjilan me vendasit me të njëjtin emër.

Siç raportohet nga mediat në Kosovë, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit për ‘Telegraf’, ka thënë se për trajnerin është hapur një hetim i specializuar. Sipas tij, Dallku ka tentuar të sulmojë gjyqatarët e takimit Gjilan- Prishtina 2-1.

Më 08 korrik 2020, në stadiumin e qytetit në Gjilan, është zhvilluar ndeshja në mes të KF ‘Gjilani’ dhe KF ‘Prishtina’. Pas përfundimit të ndeshjes stafi i KF ‘Prishtina’ vërsulet në drejtim të referit kryesor dhe të tjerëve, pasi, sipas tyre, ishin të pakënaqur me referimin e tyre”.

Oficerët policorë ndërhynë për të siguruar që të mos të sulmohen referët e ndeshjes dhe me këtë rast i dyshimti A.D. i fyen policët dhe tenton që edhe t’i sulmojë fizikisht.Disa persona janë sjellë në stacionin policor dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj njërit nga të dyshimtit, A. D., të hapet rast penal ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!