Shkëndija, në fushë nën drejtimin e Gjokës

sportiim2

Shkëndija e Tetovës, dje pasdite, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Europa League dhe për sezonin e ri.

Nga radhët e “kuqezinjve” janë larguar disa lojtarë me përvojë si Agim Ibraimi dhe Marjan Radeski raporton media vendase, ndërkohë që Egzon Bejtullai ishte emri i ri i shtuar në skuadrën tetovare.

Edhe pse më parë kishte spekulime për një ndryshim të trajnerit, tiranasi Ernest Gjoka ishte ai që drejtoi stërvitjen e parë të skuadrës së Shkëndijës.

?>