Superiorja në dy ditë, sot dy takime…

Java e 32-të e Kategorisë Superiore, nis sot me dy takime. Në 17:45, Laçi pret në shtëpi Flamurtarin e Vlorës ndërsa po në këtë orar, Luftëtari ndeshet në Gjirokastër me Vllazninë.

Në letër, të dyja duelet flasin për Laçin dhe Vllazninë pasi vlonjatët dhe gjirokastritët, janë matematikisht një kategori më poshtë.

Nëse te bardhezinjtë fitorja duket punë e ‘qëruar’ disi më ndyshe situata te Luftëtari- Vllaznia. Shkodranët kanë pasur firo ditët e fundit teksa Filip Gligorov dhe moldavi Eugenio Sidorenko janë larguar. Edhe Hygor e Krymi mungojnë në këtët takim.

Edhe pse kështu, mbetet për tu parë nëse ekipet jugore do shpalosin grintë për të ruajtur vendin e parafundit. Me zhvillimet eventuale dispilinore në Superiore, nuk është çudi që njëra nga skuadrat e fundit të fitojë ‘lirinë’.

Ndeshjet sot:

Laçi-Flamurtari 17:45

Luftëtari- Vllaznia 17:45

Të tjerat nesër. Spikat Tirana- Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!