Xanthi, vjen rasti i parë me… COVID-19

Rasti i parë me Koronavirus në kampionatin elitar grek, vjen nga radhët e Xanthit

Pandemia globale vijon të cënojë jetë njerëzish edhe në futboll. Ndonëse në shumë kampionate rastet me Koronavirus janë evidentuar rast pas rasti, nga kampionati i Superligës greke, deri dje, nuk ka patur asnjë të infektuar.

Rasti i parë me Koronavirus në kampionatin elitar grek, vjen nga radhët e Xanthi. Siç raporton ‘Athens News Agency’ e Athinës, e gjithë skuadra e skuadrës së Superligës në këtë mënyrë u karantinua për 48 orë.

Pacienti me COVID-19 (nuk zbulohet nëse është futbollist ose pjesë e stafit) do të mbikëqyret intensivisht për 14 ditë.

Natyrisht, sfida e nesërme në fushën e Lamia, u shty. Klubi i SKODA Xanthi do të kryejë kontrolle të reja gjatë fundjavës: nëse të gjithë janë negativë, sfida mund të rikuperohet, të hënën me 6 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!