Çeku i “Reds”, i thotë lamtumirë futbollit!

Eshtë zyrtare. Sulmuesi çek Milan Baros, kampion me Liverpulin më 2005, në moshën 38-vjeçare tërhiqet nga aktiviteti sportiv dhe i jep lamtumirën futbollit të luajtur.

Ylli i futbollit çek në tri sezonet e fundit ka luajtur me skuadrën e Banjik Ostravës, ndërkohë që më herët është aktivizuar edhe me Liverpulin dhe Lionin.

“Koka do të donte të vazhdonte më tej, por trupi më kërkon që të ndalem. Kam shumë probleme me tendinin dhe nuk mund të luaj, ose stërvitem më,” ka deklaruar ai.

Në vitin 2005 Baros fitoi Champions League me të kuqtë e Liverpulit, ndërkohë që një vit më parë tërhoqi Republikën Çeke në gjysmëfinalen europianit të fituar nga Greqia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!