Siti gjunjëzon Liverpulin në “Etihad”…

Liverpul pritet me dafina në “Etihad”, ndërsa para takimit Mançester Siti-Liverpul, skuadra e Guardiolës bëri tunelin e zakonshëm për ekipin kampion. Mirëpo në fushë me minutat e luajtura, u pa tjetër gjë.

Vendasit fituan thellë me Reds 4-0, duke i lënë për të nënkuptuar kampionëve të rinj, se Siti nuk e dorëzon kollaj ‘titullin’.

Më herët, Shefild Utd. mund Totenhemin e Murinjos 3-1, duke e lënë prapa në renditje.

Në Gjermani, Verderi i Milot Rashicës në takimin e vajtjes me Heidenheim faza “play-out”, barazoi pa gola në shtëpi. Në datën 6 korrik e kthimit, teksa njëra nga ekipet merr biletën e fundit në Bundesligë.

Ndërkaq në Seria A, Atalanta mund pastër Napolin 2-0. Bergamaskët në shëndet të plotë, blindojnë zonën Champions. Sot në fushë edhe Roma- Udineze 0-2.

La Liga ofroi duelin Eibar- Osasuna të përfunduar 0-2 dhe Sociedad-Espanjol 2-1.

Pjesa e parë e derbit të Madridit, Real-Getafe 0-0. Në të dytën, Reali gjithnjë në kërkim të golit, por ai do të vijë 11 minuta nga fundi përmes një penalltie të fituar nga Karvajal e të shndërruar në gol nga kapiteni Rexhio Ramos. Kryeson Real me 4 pikë më shumë se Barça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!