Danimarka kthen tifozët

Danimarka sërish shembull në hapa guximtarë. Këtë radhë bëhët fjalë për një ligj qeveritar dhe ka lidhje me futbollin skandinav.

Tifozët danezë do të jenë në gjendje të kthehen për të marrë pjesë në ndeshjet e ligës duke nisur që nga nga ndeshjet e ardhshme.

Një dekret qeveritar do t’i lejojë ekipet të mirëpresin një numër të caktuar tifozësh për sa kohë që janë në distancë prej një metri larg njëri-tjetrit.

Kjo do të thotë se në varësi të kapacitetit të stadiumeve numri i spektatorëve do të rritet. Në stadiumin e Kopenhagës numri i tifozëve do të arrijë në 10.500. Raportimi vjen nga TV2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!