Benfika largon trajnerin, Poçetino në listë…

Dy humbje radhazi dhe Benfika në Portugali, ‘dorëzon’ titullin te rivali i përjetëshëm Porto.

Kur duhen edhe 5 javë, diferenca është bërë 6 pikë, duke u kthyer praktikisht mision i pamundur për “shqiponjat” e Lisbonës. Në këtë pikë klubi ka larguar mbrëmë trajnerin Bruno Lage.

Ishte vetë tekniku, që i ka kërkuar presidentit largimin.E konfirmoi vetë presidenti i klubit Luis Filipe Vieira:

Trajneri ynë Bruno Lage foli me mua në fund të ndeshjes me shumë dinjitet. Ai më tha: “President, unë po jap dorëheqjen sepse mendoj se gjërat nuk po shkojnë mirë për Benfikën. Nëse pranoni, unë nuk do të jem më trajneri”.

Presidenti ka pranuar dorëheqjen e trajnerit dhe klubi do të njoftojë zëvendësimin e tij brenda orëve të ardhshme. Në fakt, përpara se Lage të largohej, në media ka qarkulluar lajmi se Benfika ka kontaktuar Poçetinon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!