Zyrtarizohet Nations League për Shqipërinë

Ndryshe nga kalendari i mëparshëm, datat shtyhen me 3 ditë për Kuqezinjtë. Orari i ri, jo favorizues…

Sot, UEFA ka zyrtarizuar datat e reja dhe oraret e ndeshjeve të Ligës së Kombeve (2020-2021), që do të zhvillohet në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

Ndërkaq, shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin e 4-t (Liga C) të këtij kompeticioni, ndërsa së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin do garojnë për kreun.

Kalendari i ndeshjeve për Shqipërinë, Liga e Kombeve:

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

14 tetor: Lituani-Shqipëri (20:45)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00)

Kalendari i mëparshëm:

Grupi 4 (Liga: C)
Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani
Ndeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan
Ndeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!