Arjen Roben befason, rikthehet në fushë…

Arjen Roben është menduar. Pasi një vit më parë i dha lamtumirën futbollit të luajtur, sulmuesi i njohur holandez njofton se ka nënshkruar një kontratë të re. Në sezonin e ardhshëm 2020/21, ai do të luajë për Groningen, skuadër e cila përfundoi Eredivisien e fundit, por tani ëndërron për më shumë.

“Ai dëshiron të kthehet në fushë, – lexon në faqen zyrtare të klubit holandez. – Ai ka qenë duke stërvitur për javë të tëra që të jetë pjesë e skuadrës. Ne jemi krenarë që ai dëshiron të kthehet në futbollin profesionist për hir të shoqërisë”.

Edhe pse në janar mbushi 36 vjeç, ky është një kthim në shtëpi për Arjen Roben. Në Groningen ai erdhi vetëm 15 vjeç, duke u aktivizuar në kampionat kur ishte 18 vjeç. Pastaj në 2002 kaloi te PSV Eindhoven dhe më pas shkëlqeu, së fundi te Bayern Mynih…

“Klubi po përpiqet të kapërcejë këtë krizë dhe unë jam bërë protagonist në veprime, – shpjegoi Roben. – Në javët e fundit kam biseduar shumë me njerëz brenda klubit dhe i thashë vetes: “Arjen, ndiq zemrën tënde!”. Fillova të mendoja për kthimin dhe tani ëndrra është realizuar. Unë nuk e di akoma nëse do të funksionojë, por e di që do të varet nga angazhimi dhe motivimi im”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!