Franca bën gati platformën e re sezonale…

Bordi i Drejtues i Ligës Franceze të Futbollit (LFP) publikoi vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të 23 dhe 26 qershorit.

Konfirmohen rrëzimet në ‘Ligue 2’ të Tuluzë dhe Amiens dhe ngjitën në ‘Ligue 1’ Lens dhe Lorient. Bëhet e ditur se kampionati elitar francez do të fillojë fundjavën e 22-23 gusht dhe do të përfundojë të dielën 23 maj 2021.

Ndërkaq, finalja e Kupës së Ligës midis Paris Saint-Germain dhe Lion, e planifikuar fillimisht për 4 prill dhe e shtyrë për shkak të pandemisë koronavirus, do të luhet në 31 korrik në ‘Stade de France’.

Mundësi e vetme e Lionit teksa në rast fitoreje të trofeut, do të kualifikohet në Europa League. Pas ndalimit të futbollit francez, Lioni mbeti jashtë listës europiane nga kampionati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!