Cungu: Laçi udhëton i motivuar

Pragtakimi Partizani-Laçi, nesër 17:00, në ‘Air Albania’:

Flet tekniku bardhezi: ‘Me këta djem mund të shkojmë larg’.

Duhet pranuar. Armando Cungu trajneri shkodran i bardhezinjve, i ka dhënë dimensione të reja kurbinasve në aspektin individual, kolektiv dhe produktiv. Që kur mori për herë të tretë timonin.

Fitorja e fundit ndaj Kukësit (2-0), për më tepër me një dominim total, ka rritur besimin e teknikut dhe grupit për t’u matur fort edhe me Partizanin nesër në ‘Air Albania Stadium’.

Për Sporti im.al‘, Armando Cungu u përgjigj:

Si vjen Laçi në këtë takim?

“Laçi vjen i motivuar në këtë takim për vetë lojërat dhe rezultatet që ka arritur javët e fundit. Me plot meritë gjëndet në vëndin e tretë”.

Kundërshtari  ka pushuar 24 orë më shumë… ka lidhje?

Patjetër që kundërshtari ka një ditë më shumë, por ne do të japim maksimumin, sikundër në takimin e kaluar me Kukësin dhe jam i bindur se nuk do të ndikojë aspak në gjëndjen fizike.”

Besoni te grupi për më lart?

Kam besuar gjithnjë dhe besoj te këta djem deri në fund. Edhe pse jemi në vend të tretë, duhet të bëjmë edhe pak sforco për me pa më lart. Natyrisht duke patur një sy prapa, pasi ende nuk kemi siguruar matematikisht objektivin kryesor”.

Nuabueze?

Është stervitur me grupin, por vendimin do ta marrim nesër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!