KF Shkodra dhe Football Republic fitues në Grupe

Grupi A, U-19.

KF Shkodra U-19 priti KS Kastriotin U-19 në takimin e fundit të sezonit për Grupin A në Kategoria e Parë. Takimi i luajtur në fushën e Shtojit në Shkodër u mbyll me rezultatin 6-2 në favor të shkodranëve.
KF Shkodra gjithashtu e kishte siguruar kryesimin e Grupit A, ndërsa në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të ndeshjes ishte ish-futbollisti i Vllaznisë dhe trajner me moshat, Altin Xhahysa ai që i dorëzoi kupën të rinjve shkodranë.

Grupi B, U-19.

Football Republic U-19 arriti të sigurojë vendin e parë në klasifikim, duke e mbyllur sezonin si kryesuese në Grupin B të Kategorisë së Parë të kësaj moshe. Skuadra kryeqytetase u përball në javën e fundit me Lushnjen U-19 në transfertë, me takimin që përfundoi në shifrat e barabarta 1-1.
Në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur lushnjar, Xhavit Sefa i dorëzoi kupën e fitueses së grupit Football Republic U-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!