Mbrëmje e vonë sportive…

727: Suad Lici akuzon presidentin e Bylis, Besnik Kapllanaj se ka tentuar të kompromentojë gjyqtarët. Në një lidhje telefonike për Ora News.

727: Adolfo Sormani i ftuari special në RTSH, flet për situatën te Partizani. Nuk nguron të komplimentojë Lushkjen mesfushorin e Laçit (kavajasi ishte në lidhje skype) duke e quajtur mesfushorin më të mirë në Superiore.

727: Indrit Tuci shënon një supergol në fitoren e Lokomotiva Zagreb me përmbysje ndaj Hajduk Split në Kroaci. Skuadra nga vendi i pestë, katapultohet në vend të dytë.

727: Interi në Seria A, mund Sampdorian në Milano në shifrat 2-1.Për Atalantën në fitoren 4-1 ndaj Sasuolës shënon edhe Gjimshiti.

727: Real Madrid vuan në transfertën e Sociedadit por në fund fiton 1-2 duke marrë kreun e La Liga-s me 65 pikë.

727:Fatih Terim pas barazimit të sotëm të Gallatasarajit të tij me Gaziantep 3-3: “Unë shoh që nuk është e mjaftueshme të punosh e të punosh.Unë pres një shpikje që do të kërkojë virusin në mendje dhe jo në trup”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!