Ditë tersi në Monako, vdes punëtori

Klubi i Monakos në Francë njofton se një aksident ka ndodhur në vendin e qendrës së trajnimit ‘La Turbie’ duke shkaktuar vdekjen e një personi që punonte për një kompani ndërtimi. Klubi doli me njoftimin e rastit.

Aksidenti ndodhi në një zonë të sheshit të ndërtimit, larg vendit të publikut, stafit dhe lojtarëve të AS Monako, por dhe shumë larg hapësirave kushtuar aktiviteteve sportive dhe mjekësore.

I prekur thellë, AS Monaco dëshiron të japë mbështetjen e tij të plotë për familjen e viktimës.

Ndërsa klubi nuk dha shumë detaje, e përditshmja sportive L’Equipe raportoi se ai ishte një burrë diku te 50 vjeç i cili po operonte në një eskavator ghatë incidentit ndërsa një pjesë metalike u shkëput dhe i shkaktoi vdekjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!