Tirana thyen Partizanin, fiton trofeun e U19

Edhe Tirana për moshat deri në 17 vjeç, fitoi më herët me Partizanin 4-0

Tirana U19-Partizani U19 4-1 (Stafa 30’ 85’, Avdiu 90’, Elezi 92’/ Marinaj 82

Tirana kapione për U19 për edicionin 219-20. Bardheblutë në Selman Stermasi’ mundën homologët e Partizanit 4-1. Një duel më i luftuar dhe i bukur. Andri Stafa edhe sot protagonist absolut i bardhebluve deri në 19 vjeç.

Pas një lufte të ashpër në mesfushë dhe rastesh sporadike të të dyja skuadrave, është ekipi i Tiranës, që gjen rrugën e rrjetës në minutën e 30 me Andri Stafën.

Tirana përpara me Stafën në të 30-tën dhe në pjesën e dtë aty ku spektakli u pa i garantuar në minutat përmbyllës të takimit u shoqërua me shumë gola. barazoi marinaj në të 82′ por fill pas tij vijnë 3 gola bardheblu. Stafa, Avdiu dhe Elezi, autorë të fitores së skuadrës së Tiranës.

U17, Finale: Tirana -Partizani 4-0.

Edhe Tirana U17 është shpallur fituese e Grupit A të Kategorisë Superiore, pasi mposhti në të gjitha drejtimet Partizanin. Shifrat 4-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” gjatë paradites nuk lënë hapësirë për të vënë në diskutim suksesin bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!