Tripleta? Katër kandidatë ende në garë…

Me humbjen e kupës së Italisë, Juventusi humbi edhe mundësinë e “tripletës”. Ndërkohë që edhe Liverpul, Barça dhe Real Madrid janë eliminuar nga kupat. Paris SG dhe Bayern Mynih, vazhdojnë ëndërrën për tris trofesh…

Dy kandidatë realë dhe dy virtualë: katër ekipe kanë ende mundësinë teorike të mbylljes së sezonit 2019-20 me “tripletë”, pra fitimin e tre trofeve: kampionatin, Champions League dhe kupë e vendit të tyre.

Por, nëse shanset për Bayern dhe Paris SG janë reale, Mançester Siti dhe Napoli përllogariten si pretendente, vetëm sepse aritmetika ende nuk i ka përjashtuar ende nga lufta për titullin, ndërkohë që në realitet ato kanë fare pak shanse, për të mos thënë asnjë.

Në Premier League, titulli duket do të shkojë për Liverpulin (jashtë kupës së Anglisë, si Barça dhe Real Madrid), ndërsa në Serie A, skuadrën e Gatusos është 24 pikë më pak nga Juventusi, që përpos se humbi kupën e Italisë, humbi edhe shansin për të ëndërruar tripletën.

Tani, gara është vetëm midis Bayern Mynih dhe Paris SG, ku francezët janë pak më të favorizuar. Parizienët kanë fituar edhe Superkupën e Francës, ndërsa Bayerni e ka humbur atë, paçka se kjo nuk futet në këtë përllogaritje, ashtu si edhe Kupa e Ligës, event që në Gjermani nuk ekziston.

Edhe në Champions League, Pari SG zyrtarisht duket një hap përpara, pasi e ka siguruar kalimin për në çerekfinale. Por edhe Bayern ka një shans të madh për t’i arritur parizienët, pas fitores së pastër 3-0 ndaj Çelsit në ndeshjen e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!