Edicioni i 81-të: Po tani?

Titulli:

Tri nga fundi. Tirana 66 pikë, Kukësi 62 pikë. Bardheblutë pasi shkërmoqën të gjitha skuadrat me Egbonë në krye, teksa udhëhoqën me diferencë pikësh, befas javët e fundit u lëkundën nga ‘themelet’.

Ngjarjet në Kupë me Bylis të vërteta apo falso, e futën skuadrën dhe vetë klubin në labirinthin e stresit dhe mungesës së rezultatit. Humb në Kupë me ballshiotët në të vajtjes 2-1, e mund Kukësi në kampionat 1-2 dhe shpëton në derbi nga dështimi pas atij goli me vlerë sezonale të Ernest Muçit.

Për të shkuar te i 25-ti mjaftojnë 5 pikë në tri takime. Pret Flamurtarin, udhëton në Laç e pret Bylis. Thuajse e kryer…

Kukësi meriton respekt. Një skuadër e cila në finish, po shfaqet ‘kampione’ e vërtetë. Kaloi Tiranën dhe dje i bëri dhuratën më të keqe Teutës duke e mundur bindshëm në Elbasan 3-0. Sikur Shehi të mos kishte marrë një pikë në dy takimet e para në aventurën me verilindorët… Takimi i kthimit në mesjavë me durrsakët (0-0 e para), pritet me padurim.

Europa:

Kampionat në vete. Pas Tiranës, dje e zyrtarizoi edhe Kukësi, ndërsa me 9 pikë mbi Teutën mbyll kapitullin për një biletë në kontinent.

Çështja e dy vendeve të tjera ende hapur. Laçi i vendit të tretë shumë pranë kalimit të ‘Adriatikut’. Përplasja e javës së ardhshme Teuta-Partizani, shkon e gjitha në favor të kurbinasëve, të cilët do të udhëtojnë drejt Ballshit.

Këta të fundit të paliçensuar, me zero mundësi për të kaluar në Kupat e Europës. Vemendje… Nga prapa vjen Skënderbeu. Fitorja e djeshme në fund me Vllazninë shton kreditet e bardhekuqve për një pozicion në zonën ‘katër’. Paçka se do duhet të presë vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.

Fundi i tabelës:

Luftëtari dhe Flamurtari mund të jenë të vetmet që zbresin nga ‘Liga’, nëse Vllaznia ose ndonjë tjetër nga fundi, nuk gabojnë në takimin play-out me skuadrën e tretë më të mirë të Kategorisë së Parë.

Dukshëm shkodranët pranë duelit shtesë në shtëpinë e tyre. Fill pasi të kenë luajtur edhe tri takime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!