Kosova sot njeh finalistet e Kupës…

Gjysmëfinalet për Kupën e Kosovës, luajnë sot duke nisur nga ora 16:30 takimet e kthimit. Prishtina e dallkut duket se është gati të presë biletën e finales pasi në të vajtjes ka fituar 3-0 ndaj Drenicës.
Nuk duket e njëjta histori te çifti tjetër ai mes Feronikelit dhe Ballkanit. Ndeshja e parë ka përfunduar 0-0. Kësisoji stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, Feronikeli i Tovërlanit do synojë të thyejë Ballkanin e Munishit.
Beteja për ‘Digitalb Kupën’ e Kosovës një mundësi ideale për një vend në kupat e Europës. Finalja do të zhvillohet në datën 29 korrik.
Ndërkaq futbolli në shqipëri ofron edhe një ndeshje në Kategori të parë. Bëhët fjalë për takimin e prapambetur mes Orikut dhe Elbasanit në program për tu luajtur sot në Orikum.