Bajerni kampion në Bundesligë për të 8-ën herë radhazi

Bajerni mundi Verderin në transfertë duke siguruar titullin e 8 radhazi kampion në Bundesligë dhe të 30-të në historinë e klubit.

Në Bundesligë, Gladbah fitoi lehtësisht ndaj Volfsburg 3-0 duke marrë vendin e 4 provizor në tabelë.

Edhe në ndeshjet e tjera të ditës teksa u luajtën takimet e javës së 32-të, Bajerni mundi Verderin në transfertë duke siguruar titullin e 8 radhazi kampion në Bundesligë. Goli i Levandovskit në të 43-tën, konvertohet me titull kampion dy javë nga fundi.

Shpëton matematikisht edhe debutuesi Union Berlin. Kryeqytetasit mundën 1-0 Paderbornin e destinuar prej javësh në Bundesliga 2. Frajburgu në duelin me Herthën fiton 2-1.

Turqi:

Nuk ja del Fenerbahçe e Vedat Muriqit në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë. Përballë Trabzanspor të ish -sulmuesit të Partizanit, Kaleb Ekuban, fenerët u mundën 1-3 (2-1 e vajtjes) duke i dhënë lamtumirën shpresave për trofeun e dytë të rëndësishëm në Turqi.

Spanjë:

La Liga mbyll ditën me fitoren e Barcelonës ndaj Leganes 2-0. Më herët Getafe barazoi 0-0 me Espanjol ndërsa Vijarreal, fitoi minimalisht 1-0 me Majorkën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!