Sarri në vështirësi, kthim brilant i Asensios, Rashford…

Maurizio Sarri është në pozitë të vështirë te Juventus. Marko Asensio, rikthimi i madh duke shënuar dhe Markus Rashford bën lajm në Angli.

Kjo është përmbledhja kryesore e shtypit të ditës për sot në Europë. I pari, trajneri Sarri, duket se ka të gjithë kundër këto çaste.

Humbja e finales së dytë në krye të barzhezinjëve teksa përpara se të humbiste finalen e Kupës kishte humbur edhe Superkupëm e italisë, ka ndezur polemikat rreth tij. Aq më tepër që kundër ka edhe futbollistët.

I dyti Marko Asensio me Realin e tij ndërsa fitoi mbrëmë 3-0 ndaj Valencias në ‘Alfredo Di Stefano’ jo vetëm që shënoi në kthimin në skuadër por dhe aistoi te njëri nga dy golat e Benzemasë.

Rashford, gjithënjë prezent. Sulmuesi anglez i bëri presion kryeministrit të tij, me iniciativën për t’ju ardhur në ndihmë të privuarve fizikë.

Dhe sipas Ole Gunar Solskjaer, trajnerit të tij te Mançester Junajtid, Markus Rashford, ka atë kornizë që duhet për të qenë kapiten i ekipit të Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!