Teuta gati të ndalë Tiranën, Troisi flet shqip…

Do të luhet sot në 4 fusha java e 29-të e Kategorisë Superiore. Në 17:00 nis Kukësi-Flamurtari. Relativisht një sfidë e kalueshme për verilindorët, teksa do takohen me skuadrën e teknikut Troisi, i cili pas rrëzimit të Flamurtarit, nis të flasë shqip.

Në ‘Loro Boriçi’ (17:00) dita e së vërtetes për Hysen Dedjen. Tekniku kampion me shkodranët në të shkuarën, pritet t’i japë tjetër ‘look’ kuqebluve në javët e mbetura. Edhe për t’i treguar drejtuesve se ai ka merituar më herët angazhimin me skuadrën, me të cilën ka fituar trofe si futbollist e trajner.

Në kahun e kundërt gjeografik të ‘Loro Boriçit’ dhe me një orë më vonë, nis Skënderbeu-Laçi. Një takim që nuk do mund të ketë dy nga protagonistët kryesorë të skuadrave respektive. Jashanica i dëmtuar dhe Nuabueze me kartonë, janë mungesat e mëdha të një dueli që vlen Europën.

Sakaq, në 20:00, reflektorët ndizen në ‘Niko Dovana’ për supersfiden Teuta- Tirana. Për skuadrën e Martinit, rruga e vetme për të mbetur në valle për një biletë në Europa League, mbetet fitorja me bardheblutë. Kallaku, Arapi, R.Hoxha, Vila, Frashëri me shokë, për të dalë me sukses nga ndeshja e për ti dhënë të tjera dimensione garës për titullin. Tirana? Të bëjë Tiranën e Egbosë…

Ndeshje sot, orari:

Vllaznia- Bylis (17:00)

Kukësi- Flamurtari (17:00)

Skënderbeu- Laçi (18:00)

Teuta- Tirana (20:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!