Prishtina në krye, Drita luan nesër…

Sot Ipko: Vushtrria-Prishtina 0-2, Llapi-Drenica 0-2

Prishtina ka mundur të marrë tri pikë sot ndaj Vushtrrisë së fund tabelës falë dy golave të ish- sulmuesit korçar Oto Xhon.

Me fitoren e pastër skuadra e Dallkut ka marrë provizorisht kreun e renditjes me 47 pikë. Nesër në fushën e Trepça’89, do të luajë Drita e Gjilanit e udhëhequr nga Nuhiji. Një fitore e miqëve do të thotë sërish në kryesim.

Një tjetër sfidë interesante e dites ishte ajo mes Llapit dhe Drenicës. Skuadra nga Skënderaj, pas barazimit me Ballkanin në Suharekë javën e kaluar, ruajti vijimësinë e lojes së bukur të rezultative edhe ketë javë duke fituar 0-2 ndaj Llapit.

Edhe në këtë takim, dopieta e Alban Shillovës vendosi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!