Ndodhi, shembet stadiumi në Vietnam!…

Ndryshe nga mjaft vende europiane, në Vietnamin aziatik, kampionati i futbollit ka nisur me tifozë, pavarësisht nga karantinimi dhe masat preventive për të parandaluar infektimin në pandeminë globale me Covid-19.

Dje u zhvilluan katër takime të javës së katërt në kampionatin e League 1 të këtij vendi. Në stadiumin “Ha Tinh” ishin të pranishëm mbi 10.000 tifozë për të ndjekur ndeshjen midis skuadrës vendase Hong Linh dhe asaj kryeqytetase të Hanoit.

Numri i shumtë i tifozëve dhe “nxehtësia” e takimit bëri që një pjesë e stadiumit të shembej. Gjyqtari e ndërpreu takimin për 20 minuta për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve, për ta rinisuar atë, pasi ishte qetësuar situata e krijuar. Ndeshja përfundoi në barazim, 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!