Elbasani pret Turbinën në ‘finalen’ e sezonit

Nesër për Grupin B, (17:00) në ‘Elbasan Arena’,luhet derbi i mbijetesës Elbasani- Turbina. 

Derbi i Prefekturës midis Elbasanit dhe Turbinës në Kategori të Parë, edhe nesër luhet për mbijetesë. Në “Elbasan Arena”,pa tifozë, dy skuadrat fqinje do të kërkojnë pikët e mbijetesës.

Cërrikasit kanë fituar dy herë këtë sezon dhe ndodhet tri pikë para verdhebluve në tabelë, ndërsa vendasit e Lleshanakut, do të tentojnë tri pikë aq vendimtare për shpëtim.

Dy trajnerët, Lleshanaku i Elbasanit dhe Gjoni i Turbinës, përpos ndonjë shqetësimi vogël të lojtarëve në seancat stërvitore, pritet të mos kenë mingesa në organikë.

Ekipet pasi fituan javën e kaluar, vijnë në këtë finale me moral të lartë. Paçka se fund tabela ende tregon se dy ekipet por dhe Shënkolli janë shumë pranë rrëzimit. Nga ky grup, në fund të sezonit largohen dy ekipe. Ndaj sfida e nesërme në ‘Elbasan Arena’, merr permasat e një supertakimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!