Tiago nuk rinovon, Milani e Everton në pritje

Sipas francezes “L’Equipe”, klubi parizien tashmë ka komunikuar vendimin për mbrojtësin brazilian të qendrës, i cili mund të rikthehej te kuqezinjtë. Në Francë futbolli është pezulluar…

Një lajm ky që mund të kënaqë Milanin. Vjen nga Franca, ku “L’Equipe” raporton se Paris Sen Zhermen do t’i komunikojë Tiago Silvës vendimin për të mos rinovuar kontratën e tij, e cila do të skadojë në fund të sezonit.

Braziliani që para se të transferohej te Paris SG, kishte zbritur në Europë për të veshur fanelën e Milanit, do të ishte tepër komod në klubin milanez.

Por edhe trajneri Ançeloti e pëlqen Tiago Silvën. Kjo ka bërë që edhe Evertoni t’i ketë sytë braziliani. Tekniku italian e njeh shumë mire mbrojtësin dhe ka shumë respekt për të.

Lindur më 1984, Tiago Silva, kohët e fundit, shpesh është dashur të merret me disa dëmtime dhe kjo mund të paraqesë një problem për të ardhmen e tij më të afërt në radhët e skuadrës angleze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!