Sormani? Po diskutohen detajet e largimit…

Adolfo, duhet të ketë kuptuar se nuk arriti të motivojë skuadrën.

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, mbyll në mënyrë të njëanshme kontratën me Partizanin.

Burime të sigurta nga klubi kryeqytetas, evidentojnë faktin se Sormani, pas humbjes së djeshme me Kukësin 1-3, po diskuton sot me krerët e Partizanit modalitetet e asaj që është shkruar në kontratë gjatë janarit.

I pyetur nga mediat sportive teksa mori drejtimin e kampionëve në start të vitit, ai deklaronte:

Kontingjenti? 

Për mua janë më të mirët, në kokën time. I respektoj të gjithë dhe ua them kur bëjnë mirë. Lojtarët e mi, për mua, janë më të mirët. Duhet të motivoj skuadrën dhe t’u marr më të mirën”

Sot Adolfo, duhet të ketë kuptuar se nuk arriti të motivojë skuadrën. 5 humbje radhazi, e kanë kthyer Partizanin në ekipin që duhet të ketë ‘kalë beteje’ shptimin nga zona ‘play-out’.

Por më parë duhet të përcjellë Sormanin e dështuar. Sikundër të gjithë ‘shkolltarët’ italianë që drejtuan Partizanin.

Sormani pati firmosur një kontratë prej dy vite e gjysmë me kryeqytetasit dhe u prezantua te ‘Demat’ në 4 janar. Ai rezulton në krye të ekipit të kuq edhe gjatë sezonit 2016-2017 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!