Kupa/ Ndryshon ora, në Shkodër dhe Ballsh, ka ‘garë’

Edicioni i 68-të me dy skuadra të Kategorisë së Parë në garë. Apolonia dhe Besëlidhja, kërcënues për të mëdhatë e Superiores.

Ditën e enjte rikthehet Kupa e Shqipërisë, ku janë planifikuar të luhen edhe 4 sfidat e vlefshme për fazën gjysmëfinale.

Grupin A, Vllaznia e shokuar dje në kampionat pas humbjes në Laç, do të ndeshet me Teutën, në një duel mjaft të ekuilibruar.

Por për një vënd nga 4 të mundshem për në gjysmëfinale, në këtë grup, takohen edhe Tirana qe pret Besëlidhjen e Lezhës. Lezhjanët protagonistë absolutë në Kupë, pasi eliminuan skuadrën Partizani.

Apolonia njëra nga dy skuadrat e Kategorisë së Parë ende në garë, pret për llogari të Grupit B në shtëpi Kukësin, ndërkohë që Bylis pret Skënderbeun.

Ndeshjet e vajtjes, ishin planifikuar të luheshin në orën 17:30, por Sektori i Garave e ka afruar për në orën 17:00.

Turi çerekfinal (ndeshjet e para):

Tirana-Besëlidhja – 17:00

Vllaznia-Teuta – 17:00

Apolonia-Kukësi –17:00

Bylisi-Skënderbeu – 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!