Muriqi te Lacio për 20 milionë

Mediat turke, duke iu referuar lajmeve që vinë nga Fenerbahçe, zbulojnë se Vedat Muriqi ka gjetur akordin me Lacion në Seria A.

Mësohet, se të dytët e Italisë në elitën e futbollit, kanë pranuar të paguajnë shumën prej 20 milionë eurove të kërkuara nga Fenerbahçe për transferimin e kosovarit 26-vjeçar.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka biseduar me lojtarin dhe agjentin e tij, ku thuhet se ka një akord mes tyre.

Pas interesimit paraprak të Totenhemit në Premier, Lacio ka qenë skuadra që ka insistuar me ofertë konkrete për Muriqin.

Sulmuesi kryesor i dardanëve, përmes agjentit të tij pati deklaruar se dëshiron të kalojë në Seria A, ndërsa me gjasë kjo ëndërr bëhet realitet.

Në Turqi raportojnë se kanë arritur edhe te emri, që do pasojë kosovarin në vijën e parë të sulmit të ‘verdhë’.

Edhe pse në skenë u ngjiten emra si Rashani, apo Ali Soue (ish-sulmuesi i Skënderbeut), sipas mediave rumune zëvendësuesi do të jetë rumuni Pushkash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!