Gavrina për ristartin e Seria A: Fitoi futbolli

Serie A ka gati modalitetet për të filluar kampionatin në 20 qershor. Gabriele Gavrina pas takimit të sotëm në Këshillin Federal,doli në një konferencë shtypi për të saqruar opinionin sportiv.

Si fillim, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës dhe më pas kampionati me do të marrë stafetën për të çuar deri në fund sezonin e për të dhënë verdiktet finale në fushë.

Me 18 vota pro dhe vetëm 3 kundër Këshilli Federal i Federatës italiane ka vendosur ditën e sotme për planin B, në rast se Seria A rindërpritet për shkak të koronaviurist.

Në varësi të kësaj hipoteze katër skuadrat e para do të bëjnë ‘play-of’ për të dalë kampion, ndërsa 6 të fundit ‘play-out’ për të zbritur. Sakaq për Kupat e Europës do të merret parasysh fotografimi i tabelës.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gavrina:

Sot futbolli italian fitoi, për sa i përket qëndrueshmërisë, që nga minuta e parë menduam se nuk donim të qëndronim jashtë futbollit ndërkombëtar dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë.

Jam i bindur që do të gjejmë një marrëdhënie me një kompaktësi të madhe dhe Liga e Serisë A nuk del e humbur. Disa kërkesa thjesht nuk janë pranuar dhe se ato nuk ishin në përputhje me platformën e krijuar tashmë në 20 maj.

Sakaq një tjetër lajm i rëndësishëm doli sot nga ‘federalët’. Grupi i mjekëve është perfeksionuar dhe afruar për të monitoruar aplikimin dhe pajtueshmërinë me protokollin CTS.

Paraqiten sanksione siç janë gjobat, pikë penalizimi dhe përjashtimi nga kampionati duke u spostuar në fund të renditjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!