Të hënën, Franca hap tregun e futbollit…

Edhe pse futbollit është pezulluar në Francë, transferimet dhe tregu i këtij sporti do të rihapet të hënën, më 8 qershor. Kështu ka vendosur liga e futbollit francez.

“Pasi u takua më 5 qershor, bordi i drejtorëve të LFP-së ka vendosur të hapë tregun e transferimeve midis klubeve franceze të hënën, më 8 qershor 2020.

Një bord i drejtorëve të ardhshëm, do të rregullojë hapjen e periudhës ndërkombëtare dhe mbylljen përfundimtare të tregut, në dritën e vendimeve të FIFA-s dhe diskutimeve në zhvillim me kampionatet e tjera evropiane,” thuhet në deklaratën e bërë publike nga liga franceze e futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!