Pep ‘gjen’ mentorin për sezonin e ardhshëm

Junma Lillo do të jetë ndihmësi i ri i Pep Guardiolës në stafin teknik të Mançester Sitit. Sipas “Daily Mail”, spanjoli 54-vjeçar do të zërë vendin e Mikel Arteta që sezonin e ardhshëm do të largohet nga “qytetarët”.

Duke iu referuar historive, Lillo, ka trajnuar për një kohë të shkurtës në 2006, së bashku me Guardiolën në Dorados të Sinaloa. Ai njihet nga menaxheri katalanas edhe si një lloj mentori dhe frymëzimi për Pepen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!