Rifillimi: Laçi, epiqendra e javës së 27-të…

Vetëm pas një ore, topi do të nisë të rrotullohet në fushat e futbollit shqiptar… Pas një ndërprerje që nga 9 marsi, kur u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 26-të…

Kampionati i 81-të Kombëtar i Superiores do të ristartojë me takimet e javës së 27-të. Katër takime: Laçi-Teuta, Bylis-Tirana, Kukësi-Luftëtari, Flamurtari-Vllaznia do të luhen në orën 17:00, ndërsa takimi përmbyllës i javës, ai Partizani-Skënderbeu, do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” që nga ora 20:00.

Edhe pse ndeshjet do të luhen në stadiume të boshatisur dhe me një protokoll të rreptë mjekësor, ato kanë interesin tifozëve nga larg, por edhe të skuadrave që kërkojnë të plotësojnë objektivat e tyre.

Ndërmjet pesë takimeve të javës së 27-të, ai që do të zhvillohet në stadiumin e Kurbinit, midis Laçit vendës dhe Teutës së Durrësit, ka “aromë” Europe, ndaj edhe ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, jo vetëm në këto dy qytete.

Para tri orësh, stadiumi i Laçit, në bazë të kërkesave është dizifektuar i gjithi. Të parët që kanë mbërritur në të, për të kontrolluar mjediset, ka qenë delegati i FSHF-së, Bujar Pregjja.

Më pas, grupe-grupe ka mbërritur ekipi vendsës i Laçit, i cili ka mbërritur në stadium me maska të personalizuara. Ndërkohë ka mbërritur edhe skuadra mike e Teutës.

Në mjediset e stadiumit të Laçit, sapo ka mbërritur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në Laç tani gjithçka është gati për të rifilluar. Pritet vetëm vërshëllima e bilbilit të gjyqtarit Juxhin Xhaja që do të drejtojë këtë takim dhe kampionati i Superiores të rifillojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!