Ikën ankthi, Bylisi-negativ pas analizave…

Përgjigjet e analizave të kryera dje, kanë ardhur ardhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ballsh, dhe ankthi në radhët e Bylisit janë fashitur. Pjesëtarët e stafit të skuadrës mallastriote që i janë nënshtuar testimit, kanë rezultuar që të gjithë negative.

 “Analizat e bera nga skuadra dhe stafi kane rezultuar negative! Duke pritur qe edhe testi i dyte i Qardakut te dal pergjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhes!”, njofton klubi mallakastriot në faqen e tij zyrtare në Facebook.


Kësisoj dyshimet për mundësinë e pezullimit të takimit të sotëm Bylis-Tirana kanë rënë. Ajo do të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh. Ndërkohë pas këtij lajmi, edhe në kampin bardheblu të kryeqytetasve me siguri janë qetësuar.

Kuptohet, që vetëm futbollisti Eridon Qardaku i Bylisit, i infektuar me Covid-19, do të vazhdojë karantinimin e tij 14-ditor në Shkodër, në pritje të analizave të dyta për të.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!