Limaj del në seancë, Kukësi i plotë…

Limaj: ‘Ndihem mirë, më ka munguar futbolli…’

Vesel Limaj mesfushori i Kukësit iu bashkua dje skuadrës së Shehit në Elbasan për tu përgatitur me grupin aktual. Nga Gjermania teksa mbeti i karantinuar, Limaj pas peripecive me largësinë arriti të rikthehet. Madje duke u bashkuar me skuadrën pa një karantim të dytë në Shqipëri.

Postimi i klubit:

“Ekipi ka vijuar sot me stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Luftëtarit. Skuadra ka qenë e plotë para ndeshjes së parë që pas ndërprerjes, teksa me ekipin është bashkuar edhe mesfushori Vesel Limaj.

Limaj u bashkua me ekipin mbrëmjen e djeshme dhe falë masave lehtësuese të Covid19, nuk është e nevojshme karantina! Ai i është nënshtruar kontrolleve në aeroport dhe atyre të mjekëve të klubit. Ndeshja me Luftëtarin luhet nesër në “Elbasan Arena” me dyer të mbyllura, duke nisur nga ora 17:00.”

Video: Flet Limaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!