Duka dhe KE, strategjia vijon…

Në prag të rifillimit të Kategorisë Superiore në program të mërkurën, sot KE me presidentin Duka në krye, zhvilloi një takim të rëndësishem në vendim-marrje. Futbolli 5×5, kampionate U-13 dhe U-21, disa nga risitë e mbledhjes së sotme.

‘Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga Departamentet e ndryshme në FSHF.

Më pas janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF dhe strategjia e Futbollit të femrave e përgatitur nga Sektori përkatës pas konsultimeve me UEFA-n.

Pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti më i ri i FSHF, Futbolli 5×5, për të cilin Federata do të nxisë krijimin e një kampionati kombëtar dhe ka krijuar një strukturë në Federatë për të ndjekur këtë synim ambicioz.

Në mbledhjen e sotme u vendos për fillimin nga sezoni 2020-2021 i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21 si dhe u miratua strategjia 2020-2025 e FSHF’- shkruan FSHF në zyrtaren e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!