Mbyllet procesi, licensimi sekret i FSHF-së…

“Ka përfunduar ditën e sotme procesi i licensimeve për klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021. Komisioni i Licensimit të Klubeve, pasi ka shqyrtuar në detaje të gjithë dosjet e skuadrave të meshkujve dhe femrave, ka marrë vendimet përfundimtare, të cilat i janë komunikuar klubeve kandidate.

Klubeve i është kërkuar të mos bëjnë publik vendimin e marrë nga komisioni, në mënyrë që vendimi të mos ndikojë në garë. Pas përfundimit të kompeticioneve, Federata Shqiptare e Futbollit do të informojë grupet e interesit dhe opinionin publik mbi skuadrat që janë licensuar dhe ato klube që nuk kanë plotësuar kriteret e licensimit dhe i është refuzuar aplikimi.

Risia e këtij viti në procesin e licensimit është se janë përfshirë dhe skuadrat e Vllaznisë dhe Apolonisë nga futbolli i femrave. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Women’s Champions League dhe UEFA Youth League me 6 skuadra,”– njofton zyra e shtypit në FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!