Kaposvari, nis futbolli me publik

Hungari: Qeveria i ka dhënë dritën jeshile publikut për të asistuar në stadiume, me kusht që të respektojnë rregullat për distancimin fizik.

Bundesliga nga dje nuk mund të konsiderohet e vetme në Europë. Pas shembullit gjerman, edhe Polonia, Danimarka e Hungaria, u rikthyen në fushë.

Në Danimarkë, Nordsjaeland fitoi 2-0 ndaj Silkeborg në trasfertë. Në Poloni e bënë sefte dy çifte: Pogon-Zaglebie 0-3 dhe Slask-Rakov 1-1, ndërsa në Hungari, Kaposvar-Zalaegerszegi (0-6).

E veçanta, në Hungari lidhet me faktin, se qeveria i ka dhënë dritën jeshile publikut për të asistuar në stadiume, me kusht që të respektojnë rregullat për distancimin shoqëror.

Imazhet që erdhën nga Kaposvar, dëshmojnë për ndjenjën e përgjegjësisë së tifozëve vendasnë respektimin e dispozitave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!