Trofeu i parë në fushë për… Salsburgun

Kupa e Austrisë i shkon Salsburgut, teksa mund në finale Austria Lustenau 5-0

Salsburgu bëhet fituesi i parë i një trofeu europian të fituar në fushë, pas pandemisë globale. Gjigandët austriakë triumfuan mbrëmë në finalen e Klangenfurtit 5:0 ndaj Austria Lustenau.

Në shans të mirë ekipi i Red Bull. Jo vetëm fitorja e trofeut, ndaj skuadrës që befasoi duke ardhur në finale nga liga e dytë, por dhe kapërcimi në krye të renditjes së Bundesligës asutriake, pas denimit të LASK Liniz, i kanë shtuar oreksin Salsburgut për të bërë ‘bis’.

Më herët skuadra që ka dominuar futbollin austriak këto vite të fundit, u eliminua nga grupet e Champions, por dhe nga Eintraht Frankfurt për 1/8 e Europa League (1-4, 2-2).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!