Bashkia vendos ‘rend’ te… Vllaznia

Asambleja e Klubit të Futbollit Vllaznia ka miratuar buxhetin e këtij klubi për vitin 2020

Ashtu sikundër kishte njoftuar, Kësilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër, u ndal sot në në takim për problemet e aklumulara te klubi i futbollit Vllaznia.

Asambleja e Klubit të Futbollit Vllaznia ka miratuar buxhetin e këtij klubi për vitin 2020. Paralelisht, sikurse deklaroi në konferencë ditë më parë kryetarja e këshillit Kadija, janë miratuar edhe pasyrat financiare të vitit 2018. Mmiratimi i projekt-vendimit për thjeshtim të kapitalit të kësaj shoqërie aksionere, u shty për një mbledhje tjetër.

Sidoqoftë, me vendimet e sotme, duket se problemet financiare të Vllaznisë marrin zgjidhje. Ky është lajmi më i mirë për Vllazninë dhe administratorin e klubit, Suad Lici. Një zgjidhje e shpejtë pak ditë nga rifillimi i kampionatit.

Në fund përmes entuziazmit, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, njëkohësisht edhe drejtuesja e Asamblesë së klubit, Brisela Kadija, u shpreh se Këshilli Bashkiak dhe Asambleja, nuk bëhen pengesë për Vllazninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!