Humb jetën në Rumani, ish-lojtari i Romës…

Ish-lojtari i akademisë së Romës, Josef Bouase Perfeksion, ka humbur jetën në mbrëmjen e së dielës, në moshën 21-vjeçare nga një sulm në zemër, njoftojnë mediat rumune.

Mesfushori i ri nga Kameruni, në shkurt të këtij viti, pra vetëm tre muaj më parë, i ishte bashkuar skuadrës Universitatea të Kluzhit, që militon në kategorinë e dytë të futbollit rumun.

Pasi kishte luajtur vetëm 11 ndeshje me të rinjtë e Romës, Josef Bouase Perfeksion, ishte huazuar për gjashtë muaj edhe te Vincenza në vitin 2017, ndërkohë që kontrata me Romën i kishte përfunduar në verën e vitit 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!