Vllaznia zyrtarizon bojkotin, Lici e zgjidhim…

Situata kaotike me pagat te Vllaznia ka vijuar edhe sot. Skuadra dje u stervit, pas ndërhyrjes së teknikut Jonuz, por sot gjithçka ka marrë përmasa të tjera.

Sakaq Suad Lici, administratori i Vllaznisë, vendos të shpjegojë situatën në “Super Sport”. Ai shprehet se është vetëm paga e shkurtit pa dhënë, pasi klubi do marrë pagën edhe nga FSHF. Situatë e turbullt, e cila pritet të kalojë në labirinthet institucionale të Bashkisë Shkodër.

Situata?

Diskutuam me futbollistët për vazhdimësinë, ua bëra të qartë që klubi nuk mund të paguajë një punë të pakryer. Në kushte të jashtëzakonshme kanë marrë një pagë minimale të FSHF-së.

Futbollistët më kërkuan që të merrnin së bashku një vendim e si duket nuk janë dakord,” – sqaroi në lidhjen e drejtpërdrejtë me “FanZone” administratori Lici.

Por çfarë do të ndodhë nëse vijon bojkoti?

Nëse futbollistët do të bojkotojnë, do të jemi të detyruar të luajmë me ekipin e të rinjve. Lojtarët kanë kontratë, dikush deri në fillim të qershorit e një pjesë e mirë deri më 31 maj.

Në kërkuam mirëkuptim për ta shtyrë deri në fund të korrikut. Kemi pa likuiduar vetëm muajin shkurt. Muajt mars dhe prill, futbollistët t’i marrin në qershor dhe korrik, sigurisht nëse do të biem dakord.

Edhe unë kam pesë muaj pa pagë dhe kjo është situatë shumë e vështirë. Ua kam bërë të qartë se për sa kohë që nuk kemi para, sepse Bashkia nuk ka miratuar, s’kemi rrugëdalje.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!