Toni Kros: ‘Bundesliga, pikë referimi…’

Bundesliga nesër në optiken e gjithë globit futbollistik. Shteti i fuqishëm europian, ka vendosur ti thotë ‘Po’ ndeshjeve në dy nivelet e saj të larta.

Por veç atyre që do mbajnë ‘shënime’ do ketë edhe shumë të tjerë kureshtarë për të parë risitë. Nga kampi madrilen mesfushori gjerman Toni Kros, thotë se pret me padurim të shohë vendin e tij në organizime të tilla.Në një intervistë për ‘DPA’, thekson se nëse dështon Gjermania nuk mund të bëhët fjalë për kompeticione të tjera në Europë…

Gjermania?

“Gjermania e ka treguar se ka kontrollin më të mirë, për sa i përket numrit të infeksioneve me Covid-19.

Ristarti i Bundesligës?

Nëse atje nuk janë në gjendje ta përfundojnë Bundesligën, kush tjetër do ta bëjë diçka të tillë? Për këtë arsye, jam i sigurt që Bundesliga do të jetë pikë referimi për të gjithë, në këtë situatë kur pritet të rifillojnë e të përfundojnë edhe ligat e tjera” .

Stervitjet te Reali?

 “Jemistervitur në shtëpi prej një kohe të gjatë. Kuptohet, kemi bërë ato ushtrime që munden nga shtëpia. Ishte një pushim i gjatë, siç ndodh zakonisht në verë, mes dy sezoneve, dhe vjen një kohë kur ia fillon përsëri nga e para. Kemi dalë në terren”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!