Portugalia shtyn një javë rikthimin në fushë…

Liga e Futbollit Portugez, ka bërë zyrtar rikthimin në fushë në 4 qershor.
Portugalia thyen ‘rregullat’ dhe largon ditën e fillimit të kampionatit elitar. Më herët ishte njoftuar se luzitanët, do rinisnin në 30 maj, por pas disa diskutimëve, Liga e Futbollit Portugez, ka bërë zyrtar rikthimin në fushë në 4 qershor.
Turneu ishte pezulluar në 13 Mars për shkak të urgjencës koronavirus, pas ndeshjeve të ditës së 24-të. Porto po kryeson me 60 pikë, një më shumë se Benfica e dyta.
Shtyrja me një javë duket se e ka zanafillen te 8 rastet e fundit me COVID-19. Sakaq, në Portugali, kampionatet e niveleve të tjera janë anulluar totalisht.