Tianjin Tianhai, skuadra kineze shpall ‘falimentin’

Pas Kanavaros, u fol për një kalim të Donadonit te klubi kinez. Sot pranë falimentimit.
Dështimi i parë në futbollin kinez. Tianjin Tianhai, ish ekipi i Fabio Kannavaros dhe Alekandro Patos, do të kërkojnë falimentimin.
Kjo është raportuar nga gazeta lokale ‘Pekin News’, sipas së cilës menaxherët kanë kërkuar tërheqjen e ekipit nga kampionati.
Në fakt kampionati kinez nuk ka filluar ende për shkak të pandemisë së Koronavirus. Gjithësesi klubi tashmë duket se ka maëër një vendim drastik.
Kthyer te problematika, Tianjin, në janar 2019 themeluesi i grupit Quanjian dhe presidenti i Tianjin, Shu Yuhui, u arrestuan për marketing të paligjshëm, duke i hapur udhë problemeve ekonomike të klubit.